Italia, Baldini publikon listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore, Esposito dhe Donnarumma emrat më të njohur
Në Lisbonë po rritet tensioni në lidhje me Jose Mourinho. Luzitani është në një situatë jo shumë të qartë, është ende trajner i Benfica edhe pse është fakt i kryer që do të lërë këtë klub dhe e gjithë kjo situatë ka pushtuar mediat portugeze. Shkaku kryesor është klauzola e zgjidhjes së kontratës së 63 vjeçarit.
Kjo klauzolë që e lejon të largohet nga Benfica për 7 milionë euro skadon këtë të martë dhe që nga ky moment ajo do të rritet në 15 milionë euro që është edhe paga bruto e trajnerit. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit të negociatave. Vetë Mourinho ka zgjedhur të heshtë për këtë situatë dhe është shumë i qetë duke ditur se ka shumë mundësi për t’u kthyer në pankinën e Realit të Madridit, gjithnjë nëse Enrique Riquelme nuk do të fitojë zgjedhjet përballë Florentino Perez.
Tashmë gjithçka është bërë si një ndeshje pokeri. Por ç’është më e keqja, Benfica priste që Sporting Lisbonë të fitonte Kupën e Portugalisë, por kjo nuk ndodhi dhe kështu Benfica do të luajë raund kualifikues në 23 korrik e kështu do të duhet të nisë sezonin e ri shumë më herët nga parashikimi, në 25 qershor.
Benfica po pret që nga Madridi të bëhen lëvizje dhe e ka lënë pezull projektin e saj. Jose Mourinho ka edhe një vit në kontratën e tij dhe është e qartë që nuk do të qëndrojë edhe për shkak të raporteve me klubin që nuk janë shumë të mira. Por nëse kontrata zgjidhet në mënyrë të njëanshme, Benfica do të duhet t’i paguajë 7 milionë euro ose 15 milionë nëse e bën këtë pas skadencës së klauzolës. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por Benfica e ka bërë zgjedhjen e saj për të zëvendësuar Mourinhon dhe bëhet fjalë për Marco Silva, kontrata e të cilit me Fulham skadon në 30 qershor.
Mourinho ka ngecur në një labirinth në pritje të përfundimit të zgjedhjeve te Reali i Madridit. Duke i rezistuar stuhisë sepse tani Benfica e ka me urgjencë të nisë përgatitjet për sezonin e ri për të shkuar në formën më optimale në raundet kualifikuese të Europa League. Rui Costa iu premtoi anëtarëve të klubit reagim të shpejtë, por kanë kaluar 7 ditë që nga dalja pas ndeshjes së fundit dhe ende nuk ka ofruar asgjë. Presioni, me projektin e lënë pezull për shkak te zgjedhjeve te Reali i Madridit është edhe për të dhe trajneri duke nisur nga kjo e martë kushton 15 milionë euro.
Top Channel