Milan, Gerry Cardinale dhe komunikata e shkarkimeve që kushton 22 milionë euro
E ardhmja e Denzel Dumfries diskutohet sërish. Liverpool që e kishte kërkuar edhe në merkaton e janarit e ka vënë sërish në shënjestër, futbollistin e Interit. Skuadra e The Reds do të bëjnë disa ndryshime në skuadër pas sezonit zhgënjyer që u mbyll me vendin e pestë në Premier League nisën të marrin sërish informacione për holandezin.
Kushtet janë të qarta prej kohësh; për të blerë kartonin e tij duhet paguar shifra prej 25 milionë eurosh që parashikohet nga klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij. Një shifër kjo shumë e ulët për një futbollist që i kthyer në shkurt pas një dëmtimi të gjatë, shënoi një dygolësh vendimtar në fitoren 4-3 ndaj Comos në një sukses të rëndësishëm për titullin kampion
Por Liverpool nuk është i vetmi klub evropian që është vënë në gjurmët e Dumfries; edhe Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Dumfries që sezonin e kaluar i shënoi 2 gola skuadrës katalanase në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve.
Emri është në bllokun e Drejtorit Sportiv të Barcelonës, Deco, por përpara ndonjë ofensive të mundshme për holandezin, blaugranat duhet të privohen nga Jules Kounde me francezin që vlerësohet nga disa klube në Evropë (Liverpool, City e Chelsea). Në orët e fundit nga Spanja dolën zërat edhe për një interesim të mundshëm nga ana e Realit të Madridit për Dumfries me kërkesë të Jose Mourinho.
Top Channel