Sipas raportimeve të fundit, Gennaro Gattuso ka arritur një marrëveshje me Lacion për të zëvendësuar Maurizio Sarri-n në stol për sezonin e ardhshëm.

Pas konfirmimeve nga ekspertët e merkatos, ky emërim shënon rikthimin e Gattuso-s në Serie A, pas eksperiencave të mëparshme me Milanin dhe Napolin. Ai vjen te Lacio si trajner i lirë, ndërsa Sarri pritet t’i bashkohet Atalantës. Presidenti Claudio Lotito e sheh karakterin e fortë të Gattuso-s si zgjidhjen ideale për të ringritur skuadrën pas një sezoni të vështirë ku mbetën jashtë zonës europiane.

 

Top Channel