Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti 25/05 17:42
Situata te Milani është tensionuar ndjeshëm pas humbjes së rëndë ndaj Cagliarit, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri duket se e ka mbyllur me klubin kuqezi.
Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League duket se ka rezultuar fatale për trajnerin toskan, i cili tashmë duket se është shkarkuar.
Në qendër të vlerësimeve thuhet se janë Zlatan Ibrahimović dhe pronari i klubit Gerry Cardinale, të cilët pritet të marrin vendimet kryesore për drejtimin e skuadrës.
Burimet pranë klubit bëjnë me dije se klubi ka nisur punën për zëvendësuesin e Allegrit, me emra si Conte, Italiano ose Palladino që përfliten si zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit toskan.
Top Channel