Video/ Historike në Premier League, Bruno Fernandes thyen rekordin e asistimeve në ndeshjen e fundit të sezonit
24/05/2026 17:47
Bruno Fernandes vazhdon të shkruajë histori me Manchester United në sezonin 2025-2026 të Premier League.
Mesfushori portugez, i shpallur lojtari i sezonit nga tifozët e United, vendosi një rekord të ri historik gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Brighton.
Pasi javën e kaluar regjistroi asistin e tij të 20-të dhe u bë vetëm lojtari i tretë në historinë e Premier League që arrin këtë shifër në një sezon, pas Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne, Fernandes shkoi edhe më tej këtë të diel.
Me asistin e 21-të të sezonit, Bruno Fernandes tani mban i vetëm rekordin për numrin më të madh të asistimeve në një sezon të vetëm në Premier League.
Kliko këtu për videon.
Top Channel