Rusia godet me raketa balistike dhe dronë objektiva civile, përfshihet nga flakët edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar në Kiev

24/05/2026 08:50

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik.

Për fat të mirë, ambasadori shqiptar nuk është lënduar.

Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se goditja e zonave civile dhe vënia në rrezik e diplomatëve përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të luftës.

Në reagimin zyrtar thuhet se Rusia ka vijuar prej vitesh të shënjestrojë infrastrukturën civile në Ukrainë, përfshirë shkolla, spitale, rrjetin energjetik dhe banesa, por pa arritur të thyejë rezistencën dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.

 

Top Channel