“Tym i bardhë”, Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Po diskutojmë detajet përfundimtare, Ngushtica e Hormuzit do të hapet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “i afrohet shumë arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin për luftën, pasi Teherani sinjalizoi gjithashtu se është bërë përparim javën e kaluar.
Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të kujdesshme dhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se çështja kryesore e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e asnjë propozimi.
Duke folur për mediat, Trump tha se kishte parë një draft marrëveshjeje me Iranin. Kur u pyet nëse ishte mjaftueshëm i mirë, ai tha: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë”. Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte një armë bërthamore.
“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam. Ose do të kemi marrëveshje, ose do të kemi një situatë, ku një vend do të goditet shume fort”, tha ai.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i tha televizionit shtetëror të shtunën se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit kishin qenë duke u afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se do të arriheshin marrëveshje për çështjet kryesore dhe akuzoi amerikanët për “deklarata kontradiktore”.
“Plani ynë ka qenë që së pari të hartojmë një memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje, në formën e një kornize, të përbërë nga 14 pika”, tha ai, duke shtuar se ishin në një proces të finalizimit të memorandumit, kështu që bisedime të mëtejshme mund të zhvillohen brenda 30 deri në 60 ditësh, ku mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Top Channel