Juventus, Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një sulmues, 5 kërkesat e trajnerit për përforcimin e skuadrës
Manu Konè dhe Curtis Jones mund të jenë përforcimet e Interit në repartin e mesfishës. Presidenti Marotta dhe Ausilio po studiojnë prej kohësh blerjen e dyfishtë në merkato për të përmirësuar skuadrën. Është elementi që i duhet Cristian Chivut për të rritur nivelin e ekipit edhe në Evropës pas dominimit në Itali me fitoret e dy trofeve të fundit. Të dy futbollistët do të zëvendësonin Mkhitaryan dhe Frattesi.
Konè në këtë moment është i përqendruar te gara për zonën Champions, që për Romën mund të përfaqësojë një ndryshim historik. Ditën e premte futbollisti i ndalua nga disa tifozë në lagjen Garbatella dhe i kërkuan që të mos largohet. Por edhe fitimi i vendit të 4-t nga ana e verdhekuqve nuk do të ndryshonte planet e familjes Friedkin që janë të detyruar të kërkojnë realizimin e një plusvalence brenda 30 qershorit për të qenë brenda kuadrit të Fair Play Financiar. Në këtë pikë, Konè që është grumbulluar me Francën për në Botëror, behet opsioni më i mirë. Vitin e kaluar Interi ishte duke e blerë për 35 milionë euro përpara se transferimi të bllokohej nga pronarët e klubit. Kurse tani zikaltërve do t’iu duhet të paraqesin një ofertë më të lartë, 45-50 milionë euro, pa përjashtuar mundësinë e kryerjes së këtij investimi përmes një shkëmbimi. Vetë Frattesi që është roman dhe prej 4 vitesh flet për një kthim të mundshëm në shtëpi, apo Carlos Augusto që pëlqehet nga Gasperini, mund të merren në konsideratë nga ana e Romës. Sidoqoftë ështe e mundur që këto çështje të mbeten të veçuara nga njëra-tjetra; Inter mund të blejë Konè gjatë Botërorit dhe më pas do të largojë një futbollit me qetësi në muajt e verës.
Ndryshe është situata me Curtis Jones që Interi e ka vlerësuar teksa e vuri re gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve të zhvilluar në San Siro me Liverpool. Interi e kërkoi edhe në janar, por u tërhoq kur nga Anglia u kërkua shkëmbimi me Denzel Dumfries, holandez si trajneri Slot. Por ndërkohë, raportet mes futbollistit dhe trajnerit të Liverpool kanë qenë solide në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme; me kontratën që i skadon në 2027, Jones bëhet një futbollist shumë i lakmuar sepse mund të largohet me shifra të arsyeshme. Ai nuk ia doli të bindë Tuchel për ta marrë në kombëtaren angleze, por sidoqoftë ai ka luajtur 48 ndeshje në këtë sezon shumë prej të cilave si titullar. Jones pëlqehet edhe nga disa klube angleze me në krye Neëcastle dhe Aston Villa, por futbollisti ka ndërmend të provojë një eksperiencë me kampionët e Italisë.
Sidoqoftë, është evidente rruga që duan të ndërmarrin drejtuesit edhe trajneri i Interit; skuadra ka nevojë për lëvizje inteligjente. Perspektiva e ndritur është të sjellin në skuadër një futbollist të shpejtë si Konè dhe Jons në një repart që ka tashmë në radhët e tij Calhanoglu, Barella, Zielinski e Sucic. Për të mos folur për Diouf që nëse do të qëndrojë do të përdoret shpesh në krahun e djathtë.
Top Channel