Manchester City zyrtarizon largimin e Guardiolës pas një dekade, trajneri mbyll epokën historike me 20 trofe madhorë
Arbeloa konfirmon se nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Real Madridit. Me një “po” të thjeshtë, trajneri iu përgjigj pyetjes nëse nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit në stol për të bardhët.
“Shpresoj të jetë vetëm një ‘shihemi më vonë’, sepse gjithmonë e kam konsideruar këtë si shtëpinë time. Kam qenë me Real Madridin për 20 vjet në role të ndryshme.
Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit këtë sezon si trajner i Real Madridit dhe nuk e di nëse do të jetë e fundit e jetës sime si trajner i Real Madridit. Do të përpiqem ta shijoj dhe të përqendrohem te fitorja.
Duke nisur nga e hëna, do të duhet të mendoj për atë që është më e mira për mua. Kam bërë hapin tjetër, jam përmirësuar shumë në këto katër muaj dhe ndihem gati për sfida të reja”, tha Arbeloa.
Top Channel