“66 vite zero marrëdhënie?”/ Akuza e re e Berishës: Rama po fsheh gjurmët e axhendës pro-ruse dhe lidhjes me Vuçiçin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, të Maqedonisë së Veriut, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMË dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja ka qenë e fortë, sa që automjeti tip BMË u përfshi menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda automjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar pranë anës së qarkores.
Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave. Forca të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente ndodhen në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë rrugore
Top Channel