Pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë të ndryshëm për gjendjen e rënduar në varrezat e qytetit të Krujës, ka nisur kositja e barit dhe pastrimi i hapësirave të mbuluara nga ferrat dhe bimësia e dendur, të cilat kishin krijuar dhe frikë te familjarë e të afërm që vizitojnë të dashurit e tyre.
Prej ditësh, familjarë kanë denoncuar se rrugicat mes varreve ishin bërë thuajse të pakalueshme, ndërsa barishtet e larta kishin mbuluar pllakat.
Kjo situatë vinte në pikëpyetje edhe shërbimin komunal për mirëmbajtjen e varrezave, ndonëse ky shërbim, sipas tyre, numëron rreth 15 punonjës.
Gjendja e rënduar më në fund ka marrë vëmendje dhe punonjësit kanë nisur ndërhyrjen për kositjen e bimësisë dhe pastrimin e mbetjeve, ndërsa qytetarët krutanë kërkojnë që pastrimi të mos mbetet vetëm një ndërhyrje e përkohshme, por varrezat të mirëmbahen rregullisht.
Top Channel