Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, mbahet seanca gjyqësore për Elez Hysën
22/05/2026 12:47
Në Gjykatën Penale po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Elez Hysës, i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Roy” në Kamëz.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën “burg” me afat 60-ditor.
Sipas prokurorit, ka indicie që i riu është përfshirë në ngjarje.
Nga ana tjetër, avokati Alfred Gjoni kërkoi që gjykata ta shpallë ndalimin të paligjshëm.
Top Channel