Plas sherri te Franca para Botërorit! Federata prek xhepat e yjeve, Mbappé dhe lojtarët mbeten pa fjalë
Ish-ylli i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Andrés Iniesta, është gati të nisë një kapitull të ri në botën e futbollit, këtë herë nga stoli.
42-vjeçari ka arritur marrëveshjen e plotë për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës Gulf United me seli në Dubai. Sipas raportimeve të fundit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për çdo detaj të kontratës dhe zyrtarizimi pritet të bëhet menjëherë pas hedhjes së firmave në dokumente.
Iniesta, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur pas eksperiencave të fundit në Azi (me Vissel Kobe dhe Emirates Club), zgjodhi pikërisht Lindjen e Mesme për të bërë debutimin e tij si kryetrajner, duke refuzuar oferta të tjera për role drejtuese apo si asistent.
Ky hap shënon fillimin e asaj që pritet të jetë një karrierë interesante menaxhimi për një nga mendjet më të ndritura taktike që ka parë fusha e blertë.
Top Channel