E ardhmja e Dybalas është ende te Roma, të hënën hedhja e firmës, shifrat
Pas 9 vitesh dhe 21 trofeve të fituara(mes të cilëvë 5 tituj në Premier League dhe 1 Ligë Kampionesh), Bernardo Silva largohet zyrtarisht nga Manchester City.
Mesfushori portugez që është objektiv i merkatos së Juventusit ka deklaruar se dëshiron t’u lërë hapësirë futbollistëve më të rinj duke pranuar në të njëjtën kohë dhe se ndjen nostalgji për familjen e tij
‘Pastaj mendoj se është koha t’i afrohem pak më shumë familjes sime; kam qenë larg tyre prej 12 vitesh dhe e ndjej se dua t’u jem pranë-u shpreh Bernardo Silva.
Fjalë këto që, bashkë me ofensivën e Atletico Madrid që e sheh atë si zëvendësuesin e Antoine Griezmann e largojnë portugezin nga Torino edhe nëse Juventusi e siguron kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Portugezi do të përshëndesë tifozët në Etihad të dielën e 24 majit në ndeshjen e fundit të kampionatit të Manchester City ndaj Aston Villas. Do të jetë ndeshja e fundit edhe për Pep Guardiolën që është gati të mbyllë ciklin e tij historik në një vit që pa Arsenalin të shpallet kampion i Premier League.
Top Channel