Skënderbeu në kërkim për një trajner, ish-kreu i stolit të Partizanit mes kandidatëve
Thiago Silva kthehet te Milani? Ka mundësi. Sipas ESPN kuqezinjtë i kanë propozuar brazilianit që të mbyllë karrierën te klubi milanez duke i ofruar një kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Mbrojtësi 41 vjeçar tashmë është pa skuadër pas mbylljes së aventurës së tij me Porton edhe vetën e kaluar u fol për një kthim te Milani me të cilin është aktivizuar në periudhën 2009 deri 2012. I lindur në vitin 1984, Thiago Silva zgjodhi të mos qëndrojë në Portugali pavarësisht një klauzole që kishte në kontratën e tij që parashikonte rinovimin automatik të saj.
Te Milani, Thiago Silva do të takohej sërish me Massimiliano Allegrin, gjithnjë nëse trajneri do të konfirmohet në pankinën e Milanit. Thiago Silva do të marrë një vendim me qetësi, në fillim ai do të shijojë pushimet dhe do të ndjekë Botërorin nga ekrani.
Nëse ai vendos që të mos varë këpucët në gozhdë, gjithnjë sipas ESPN, destinacioni më i mundshëm i brazilianit është ai i Milanit. Nëse ai do të tërhiqet, me shumë mundësi do të nisë karrierën e trajnerit te Chelsea, një tjetër klub ku është aktivizuar.
I transferuar te Porto në muajin dhjetor, Thiago Silva fitoi titullin kampion të Portugalisë duke u aktivizuar në 14 ndeshje.
Top Channel