Brazili mban frymën, Neymar, sërish me probleme, por planet e Ancelottit nuk ndryshojnë
Barcelona hidhet në sulm për Andrea Cambiaso me klubin katalanas që kaloi nga një interes i thjeshtë për futbollistin e Juventusit te një tratativë paraprake që mund të intensifikohet në javët e ardhshme.
Cambiaso prej kohësh pëlqehet nha trajneri i katalanasve, Hansi Flick për dobishmërinë dhe inteligjencën taktike të tij. Trajneri gjerman që sapo ka rinovuar me Barcelonën deri në 2028 e konsideron Cambiason si elementin e duhur për futbollin e tij dhe të vetë skuadrës blaugrana. Pas një kontakti eksplorativ me agjentët e futbollistit, pritet lëvizja zyrtare e Barcelonës.
Drejtuesit e Juventusit, ndryshe nga sa bënë përpara një viti e gjysmë me Manchester City është gati të dëgjojë ofertat për Cambiaso, sidomos nëse Zonja e Vjetër do të dështojë në objektivin e saj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve. Por këtë radhë klubi bardhezi vështirë se do të kërkojë 70 milionë euro siç bëri me Manchester City; tani kërkesa e Juventusit për kartonin e Cambiasos është rreth 50 milionë euro.
Andrea Cambiaso ka me Juventusin një kontratë deri në 2029 dhe përfiton një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në sezon. Me vetëm 3 gola dhe 5 asiste, por edhe paraqitjet e tij me shumë ulje-ngritje mund të bindin drejtuesit e Juventusit dhe vetë Spallettin të pranojnë ofertën e kampionëve të Spanjës.
Top Channel