Murtaja e bagëtive prek tre qarqe/ Ndalohen lëvizjet, 10 mijë teste për fermat në gjithë vendin Që prej 1999 Shqipëria është anëtare e Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, rrjetit më të madh e të vjetër të rregullatorëve të medias në Europë, por për herë të parë Autoriteti i Mediave Audiovizive sjell në Tiranë punimet e konferencës së 63-të, Stephanie Comey falënderoi Autoritetin e Mediave Audiovizive si mikpritës i këtij takimi, që nisi më 20 maj e përfundon të premten.
“EPRA është një forum i hapur, jo politik dhe neutral në operacione, anëtarët duhet të ruajnë të njëjtat vlera dhe neutralitetin institucional”, u shpreh Comey.
Efekt Siç e do tradita e këtij rrjeti, Konferencën e ka hapur Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, e cila paraqiti një panoramë të zhvillimeve kryesore në peizazhin audioviziv në Shqipëri, duke u fokusuar te roli rregullator i AMA-s, kuadri ligjor dhe përafrimi me standardet europiane.
“Për herë të parë EPRA vjen në Tiranë me drejtuesit e rregullatorëve nga e gjithë Europa, me 130 kolegë nga 42 shtete dhe 45 rregullatorë. AMA prej më shumë se 25 vite është anëtare me të drejta të plotë por kjo mbledhje zhvillohet për herë të parë e jam shumë krenare për institucionin”, tha Krasniqi.
Krasniqi gjatë punimeve prezantoi ndryshimet ligjore që janë në proces, të cilat synojnë rritjen e përgjegjësisë së platformave digjitale, mbrojtjen e lirisë së medias, garantimin e pavarësisë editoriale dhe transparencën e financimeve publike në sektorin mediatik.
Gjithashtu Krasniqi bëri një përmbledhje mbi aktivitetin kryesor gjatë 5 viteve të AMA-s me 550 vendime, mbi 60% e tyre me dakordësi unanime dhe me asnjë vendim të kontestuar nga shoqëria civile, industria dhe forcat politike.
Gjatë mbledhjes së 63 të EPRA morën pjesë si vëzhgues edhe Këshilli i Europës, Observatori Europian AudioVizual , Zyra e OSCE për lirinë e medias apo platforma Netflix; teksa u vendos që pas Tiranës mbledhja e 64 e EPRA do të zhvillohet në Irlandë vitin pasardhës.
Top Channel