“Punë pa Teka”/ Homazh prekës për Martin Canin nga shoqja e bangës, gazetarja Kristi Gongo: Ky sezon do të afrojë të rinjtë me punën… 19/05 22:49
Dy ferma me rreth 190 krerë bagëti janë të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në Shkodër. Pas 1 viti, virusi është rikthyer sërish, tashmë në njësinë administrative të Dajçit.
Rasti i parë i murtajës për këtë vit është konstatuar në delet e fermerit Sokol Volaj, të cilat janë groposur.
Administratori i Dajçit thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do të kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.
Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometrash.
Top Channel