Juventus merr lajme jo të mira nga Spanja, Atletico Madrid hidhet në sulm për portugezin
Ndeshjet e fundit të fazës së Final Four në Kategorinë Superiore mund të luhen në të njëjtën orë. Ky është njoftimi i bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit teksa bënte të ditur se gjithçka do të jetë në varësi të sfidave të kësaj fundjave.
Njoftimi i plotë i FSHF për ndeshjet e Final Four
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF informon se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj. Në këtë rast, konkretisht ndeshja Egnatia-Dinamo City, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj, do të spostohet për më 31 maj në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, duke u zhvilluar paralelisht me takimin Vllaznia-AF Elbasani, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania Stadium’.
Ndeshjet e dyta të fazës së Final Four do të jenë Vllaznia-Egnatia që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 dhe Elbasani-Dinamo e programuar të luhet të dielën e 24 majit. Pas ndeshjeve të para të Final Four, klasifikimi i kësaj faze sheh 3 skuadra me pikë të barabarta, 31; Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia, ndërsa Dinamo është me 27 pikë.
Top Channel