‘Ju kisha thënë të gjithëve…’/ Declan Rice feston titullin e Arsenalit në rrjetet sociale
22 vjet pritje, sezoni 2003/04 nën Arsène Wenger mbetet kampionati i fundit i Arsenalit, i fituar pa asnjë humbje gjatë 38 ndeshjeve.
Atë vit fituan 26 ndeshje, bënë 12 barazime dhe mbërritën 90 pikë, 11 pikë avantazh ndaj Chelsea. Bota i quajti “The Invincibles”. Kurrë nuk kishin mbetur pas në 20 minutat e fundit të asnjë prej 49 ndeshjeve të serisë pa humbur.
Rruga e gjatë: Arteta-s i duhej të kapërcente tre vende të dyta radhazi, për të dalë i pari në ligës angleze. Arsenali e mbylli këtë sezon ende pa u mbyllur kampionati pasi mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje por thjeshtë për statistikë, pasi Arsenali është zyrtarisht kampion për herë të 14-të në histori.

Paratë e shpenzuara: Arsenal ka shpenzuar €1.14 miliardë bruto nën drejtimin e Artetas, me një shëpenzim neto prej €632 milionë, shifra e tretë më e lartë në Premier League.
Blerjet kyçe ishin Declan Rice, Viktor Gyökeres dhe Eberechi Eze. Vetëm Chelsea (€949m) dhe Manchester United (€919m) kanë shpenzuar më shumë, pa fituar titullin.

Rekord defensiv: Arsenal mbylli shumicën e sezonit me +43 diferencë golash, vetëm 26 gola të pësuar, mbrojtja me e mirë e ligës. Ky është titulli që miliona tifozë të Arsenalit e kanë pritur me pesimizëm, zemërim, humor dhe shpresë për 22 vite. Sonte, falë Bournemouth-it dhe barazimit ndaj Cityt, historia po shkruhet.


Top Channel