Rikthehet “Punë pa teka”/ Sezoni i tretë në Top Channel sjell adoleshentët përballë punës reale Mënyrat për të ulur polarizimin politik dhe social dhe për të përmirësua dialogun publik është në fokus të konferencës ndërkombëtare që po mbahet në Fakultetin e Histori Filologjisë, në bashkëpunim me Bashkimin Europian.
“Debati për polarizimin dhe tentativa për ta depolarizuar shoqërinë është shumë e rëndësishme. Ndërton një perspektivë të depolarizimit të shoqërisë. Debatet akademike nuk ndikojnë drejtpërdrejt, por ndikojnë për t’i orientuar shoqërisë drejt një dialogu ndërkulturor, politik”, tha Mark Marku, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Gjatë diskutimit, deputetja Iris Luarasi e trajtoi polarizimin jo vetëm si problem politik, por mbi të gjitha, e cilësoi një problem komunikimi me pasoja për demokracinë.
“Polarizimi nuk prodhohet vetëm nga ekstremistët, ai prodhohet çdo ditë edhe nga njerëz të zakonshëm, nga zgjedhjet që gazetarët bëjnë në redaksi, nga mënyra si ndërtohen fjalitë, nga këndi i një fotografie. Dhe për arritur depolarizimin, në praktikë, duhet që aktorët e komunikimit të të kthehen te gjuha e standardeve, jo e sloganeve”, u shpreh ajo.
Duke pohuar se polarizimi në vendin tonë është i lartë, shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE në Shqipëri, kërkoi një dialog më të mirë mes autoriteteve qeveritare dhe të gjithë komunitetit. Ai tha se duhen konsultime reale dhe një proces transparent në reformat që ndërmeren në kuadër të procesit të integrimit në BE.
“Në Shqipëri, polarizimi është mjaft i theksuar dhe kjo është shfaqur në mënyra të ndryshme. Natyrisht, kjo nuk ndihmon shumë për të pasur debate të vërteta, të sinqerta dhe konstruktive, sidomos në një kohë kur Shqipëria duhet të miratojë shumë reforma që kërkojnë pikërisht këtë lloj debati.
Megjithatë, shohim pozitivisht dy komisione të përkohshme që janë ngritur për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Por, BE konsideron që duhen konsultime të gjera me qytetarët”, u shpreh Andre Rizzo.
Top Channel