Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United mposht Nottinghamin dhe siguron vendin e tretë
Pas interesit të madh të shfaqur në merkaton e muajit janar, Inter është gati të hedhë sërish sytë nga Curtis Jones, i cili është nën kontratë me Liverpool deri në 2027.
Kjo konfirmohet edhe nga e përdishmja britanike ‘The Times’ sipas së cilës në këtë pikë për zikaltrit ekziston një pengesë e madhe; që është çmimi që ka vendosur skuadra e The Reds për të prej 40 miliinë eurosh, por nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi të mundshëm me Denzel Dumfries të cilin klubi anglez po e ndjek prej kohësh.
Interesi i shfaqur nga Interi për Jones në janar nuk u venit dhe është reciprok kjo edhe falë situatës kontraktuale të futbollistit dhe mundësisë për ndonjë largim nga mesfusha e Interit. Në këtë pikë nuk do të jetë e vështirë për zikaltrit që të gjejnë akordin me futbollistin pasi sipas The Times edhe Jones kërkon të ndërrojë ambient dhe të largohet nga Liverpool e mundësisht të shkojë jashtë Anglisë dhe Serie A është një kampionat që pëlqehet prej tij
Edhe pse është aktivizuar shumë nga Slot, Liverpool është gati ta lejojë largimin e mesfushorit anglez, por nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për çmimin dhe është gati të humbasë futbollistin edhe me parametra zero. Klubi i The Reds kërkojnë të regjistrojnë plusvalencë me shitjen e futbollistit dhe kërkojnë 40 milionë euro. Nuk është një shifër e rastësishme sepse është e njëjta që u pagua nga Tottenham që kishte për një sondazh për Jones, për të blerë Connor Gallagher nga Atletico Madrid.
Në këtë pikë sipas The Times, çelësi për të ulur pretendimet e Liverpoolit është kartoni i Denzel Dumfries që prej kohësh është vënë në shënjestrën e klubit anglez dhe që në kontratën me Interin ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh.
Top Channel