Milani mund Genoan, por kualifikimi në Champions vendoset në sfidën e fundit
Këtë të shtunë Chelsea zyrtarizoi trajnerin që do të marrë drejtimin e tij nga 1 korriku dhe bëhet fjalë për Xabi Alonson.
Trajneri spanjoll, që ishte distancuar nga futbolli që pas shkarkimit të tij nga Reali i Madridit nënshkroi me Blutë një kontratë 4-vjeçare me 44 vjeçarin që më pas bëri edhe deklaratën e tij të parë si trajner i klubit londinez
‘Chelsea është një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit botëror dhe unë jam shumë krenar që të bëhem trajneri i këtij klubi të madh-tha Xabi Alonso për faqen zyrtare të Chelsea-nga bisedimet që para me pronarët dhe drejtuesit sportivë është e qartë që ndajmë të njëjtën ambicie. Duam të ndërtojmë një skuadër që të jetë e aftë të konkurrojë vazhdimisht në nivelet më të larta dhe të luftojë për trofe. Ka shumë talente në skuadër dhe një potencial të madh në këtë klub dhe do të jetë nje nder për mua që ta drejtoj. Tani duhet të fokusohemi te puna e madhe që duhet të bëjmë për të krijuar kulturën e duhur dhe për të fituar trofe’.
Përpara se të transferohej te Reali i Madridit, Xabi Alonso kishte drejtuar Bayer Leverkusen në fitoren e titullit në Bundesligën gjermane në sezonin 2023-24 pa pësuae asnjë humbje, të Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë. Si futbollist ai ka fituar 17 trofe me klube(Liverpool, Real Madrid e Bayern Mynih) dhe kombëtaren spanjolle mes të cilave Botërori i 2010.
Top Channel