Vendos kryevepra e Semenyo, Manchester City mund Chelsean dhe fiton Kupën e Anglisë
16/05/2026 18:22
Manchester City është fituesi i edicionit të sivjetshëm të Kupës së Anglisë, që me shumë mundësi do të jetë edhe trofeu i vetëm i fituar.
Skuadra e Pep Guardiolës arriti të mposhtë në finale Chelsean me një kryevepër të Semenyo, që arriti të shënonte me thembër një gol ikonik, që do të mbahet mend gjatë.
Rrjeta e shënuar në minutën e 72-të i mjaftoi skuadrës së Guardiolës të sigurojë trofeun në një ndeshje të barabartë në fushë, por e vendosur nga “yjet” e Cityt.
Top Channel