Shtireshin si agjentë sportivë, ish futbollistët pezullohen dhe rrezikojnë dënim penal
Manchester City pati një ditë perfekte dhe kjo jo vetëm për meritë të skuadrës së Pep Guardiolës që fitoi Kupën e Anglisë pasi mundi Chelsea në finale me rezultatin 1-0, por edhe për meritë të skuadrës së vajzave që u shpall kampione e Anglisë.
Në fakt skuadra e vajzave e Manchester City e kishte fituar matematikisht titullin përpara 10 ditësh, por vetëm këtë të shtunë e ngritën trofeun, praktikisht në një kohë me atë të FA Cup që ngriti skuadra e djemve.

Një moment emocionues dhuruan Bernardo Silva dhe Pep Guardiola me trajnerin që me një përqafim të gjatë përshëndeti trekuartistin e tij me të cilin kanë fituar dhjetëra trofesh. Ishte pikërisht Bernardo Silva ai që ngriti trofeun e FA Cup së bashku me John Stones që u dorëzua nga Princi William.

Mes tifozëve të pranishëm padyshim që ishin të pranishëm edhe anëtarët e bandës së njohur britanike Oasis, që dihen se janë tifozë të flaktë të Citizens.

Top Channel