Botërori 2026, Irani të hënën niset për në Turqi për grumbullimin para se të udhëtojë drejt SHBA
Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaş-n për transferimin përfundimtar të mesfushorit ofensiv Ernest Muçi, duke aktivizuar opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh.
Sipas marrëveshjes, klubi nga Trabzoni do ta paguajë shumën e transferimit në pesë këste të barabarta, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë të re 3-vjeçare. Muçi ishte pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi me opsion blerjeje nga Beşiktaşi, dhe pas negociatave të fundit mes dy klubeve, marrëveshja është mbyllur me sukses, duke i dhënë fund një prej çështjeve më të rëndësishme të merkatos për klubin turk.
Sezoni i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm për 25-vjeçarin shqiptar, i cili në 34 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit. Ndër momentet më të spikatura të tij përfshihet edhe goli vendimtar ndaj Beşiktaşit në “Dolmabahçe”, si dhe realizimi spektakolar në Kupën e Turqisë ndaj Gençlerbirliği, që i siguroi ekipit kualifikimin në finale.
Muçi, i cili është pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë me 17 paraqitje dhe 3 gola, konsiderohet tashmë një element kyç në projektin afatgjatë të Trabzonsporit, që synon të garojë për trofe në sezonet e ardhshme.
Top Channel