Bayern, historik me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet në…Torino
Mohamed Salah është në ditët e tij të fundit me Liverpoolin, por ai është i qartë në atë që dëshiron; të largohet nga The Reds me kualifikimin në Champions League të sezonit të ardhshëm.
Pas humbjes në mbrëmjen e së premtes ndaj Aston Villës, situata u komplikua dhe egjiptiani iu drejtua rrjeteve sociale duke bërë një postim ku ai shprehej shumë ashpër sidomos për trajnerin Arne Slot me të cilin Salah nuk ka një raport aspak të mirë
‘Kam parë këtë klub që të kalojë nga dyshues në besues dhe nga besues në kampionë-lexohet në postimin e Salah në rrjetin social X-u desh një punë e madhe dhe unë gjithnjë kam bërë çfarë kisha në dorë për të ndihmuar klubin të arrinte majat. Asgjë nuk më bën më shumë krenar se kjo. Shembja jonë te një tjetë humbje për këtë vit ishte shumë e dhimbshme dhe nuk është ajo që meritojnë tifozët. Dua të shoh Liverpool të kthehet të jetë ajo skuadra e sulmit ‘heavy metal’ që kundërshtarët i tremben dhe të jetë ajo skuadra që fiton trofe. Është futbolli që di të luaj dhe është identiteti ai që duhet rifituar dhe mbajtur përgjithmonë. Nuk mund të negociohet dhe kushdo që të vijë në këtë klub duhet të përshtatet me këtë. Të fitosh ndonjë ndeshje sa aty, këtu nuk është ajo që duhet të jetë Liverpool.
Salah e vijoi më tej postimin e tij teksa tha se dëshiron që Liverpool të ketë sa më shumë suksese edhe pas largimit të tij.
‘Të gjitha skuadrat fitojnë ndeshje. Liverpool do të jetë gjithnjë një klub që do të thotë shumë për mua dhe për familjen time. Dua të shoh që të këtë sukses për një kohë të gjatë edhe pasi të jem larguar. Siç e kam thënë gjithnjë, kualifikimi për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm është minimumi dhe do të bëj gjithçka mundem që kjo të ndodhë’-e përfundoi postimin e tij Mohamed Salah.
I have witnessed this club go from doubters to believers, and from believers to champions. It took hard work and I always did everything I could to help the club get there. Nothing makes me prouder than that.
Us crumbling to yet another defeat this season was very painful and… pic.twitter.com/xsnD14QLTQ
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 16, 2026
Top Channel