Beteja në “Niko Dovana”, në orën 16:00/ Teuta-Pogradeci, kush e meriton elitën shqiptare
Pep Guardiola është në pankinën e Manchester City prej 1 dekade dhe një gjë e tillë për çdo trajner tjetër do të ishte shumë e lodhshme, ezauruese.
Për këtë arsye dhe duke parë sukseset e arritura nga Citizens që nga 2016 kur katalanasi mori drejtimin e skuadrës, ishin të shumtë ata që menduan se ky sezon ishte i fundit për 55 vjeçarin edhe pse ai ka edhe 1 vit kontratë me klubin anglez. Por pavarësisht kësaj, vetë Guardiola la të kuptohet se do të qëndrojë në Etihad Stadium sezonin e ardhshëm
Në konferencën përpara finales së FA Cup ndaj Chelsea, Guardiola e përkufizoi etapën e tij te Manchester City si shumë argëtuese dhe se kjo finale mund të mos jetë ndeshja e tij e fundit te Citizens.
‘Nuk duhet të presin që unë të largohem, e dini që ka qenë argëtuese. Jam argëtuar shumë. kështu që 19 titujt, duke luftuar për të 20 në 10 vjet, nuk është aspak keq, me të vërtetë-tha Guardiola-kjo ndeshje në asnjë mënyrë nuk është e fundit. Kam edhe një vit në kontratë, kushedi mund të ketë 24 të tjerë’.
Top Channel