58 gola në një sezon! Harry Kane rrëzon Lewandowskin nga froni dhe futet në listën e legjendave të Mynihut
Xabi Alonso është gati të marrë drejtimin e Chelsea-t.
Klubi londinez dhe tekniku spanjoll kanë arritur një marrëveshje në parim, pas gjetjes së gjuhës së përbashkët dhe kompromiseve të bëra lidhur me strategjinë e transferimeve në merkaton e ardhshme. Aktualisht kanë mbetur pa u zyrtarizuar edhe disa “detaje strukturore” përpara se marrëveshja të bëhet publike, por vullneti i të dyja palëve për ta mbyllur me sukses dhe shpejt këtë operacion është mjaft i fortë.
Chelsea shkarkoi trajnerin Liam Rosenior në prill, i cili qëndroi vetëm 106 ditë në krye të pankinës si zëvendësues i Enzo Marescas. Që nga ai moment, Alonso ishte emri kryesor dhe i përzgjedhuri i bordin drejtues të “Bluve” të Londrës.
Një karrierë me lëkundje të forta
44-vjeçari gëzon një CV mbresëlënëse si trajner. Ai bëri mrekullinë te Bayer Leverkusen, duke e marrë skuadrën nga fundi i klasifikimit për ta dërguar drejt një “dopiete” historike (kampionat dhe kupë) dhe pa asnjë humbje në Bundesliga, si dhe në finalen e Europa League në sezonin 2023/24. Pas një tjetër edicioni pozitiv në Gjermani, spanjolli mori drejtimin e Real Madridit, eksperiencë kjo që nuk shkoi siç duhej, duke u larguar nga “Santiago Bernabeu” pas më pak se tetë muajsh qëndrimi.
Finalizimi pas FA Cup
Chelsea luan finalen e FA Cup kundër Manchester City-t këtë të shtunë. Menjëherë pas përfundimit të kësaj sfide, bisedimet për të hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën e Alonsos pritet të përshpejtohen dhe të marrin rrugën zyrtare. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, “Stamford Bridge” do të mirëpresë një nga trajnerët më të kërkuar dhe më premtues në futbollin evropian.
Top Channel