Largohet apo jo nga Manchester City, Guardiola i befason të gjithë…
Championship(Divizioni i Dytë) i futbollit anglez po përjeton ditë surreale. Një skandal ka shpërthyer rreth ndeshjes së dytë gjysmëfinale të playoffit për ngjitjen në Premier League mes Southampton dhe Middlesbrough.
Në Angli nuk po flitet për asgjë tjetër veçse për një histori të mbiquajtur ‘spygate’. Skuadra e The Saints ditë më parë siguruan kualifikimin për në finalen e ëembley me një gol të shënuar në minutën e 116 të kohës shtesë, por nuk është plotësisht e sigurt se do të jetë kjo skuadër që do të përballet me Hull City në tempullin e futbollit anglez në 23 maj e madje nuk është e sigurt nëse kjo finale do të luhet në datën e përcaktuar.
Për të mësuar se çfarë ka ndodhur duhet të kthehemi pas në kohë në datën 7 maj në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në Riverside Stadium. Ndërsa skuadra e Middlesbrough ishte duke kryer seancën e saj stërvitore në prag të sfidës me Southampton, punonjësit e klubit vunë re dikë që po i observonte nga distanca dhe bëhej fjalë për ëilliam Salt, analistin e Southampton që sipas Daily Mail është një element kyç i stafit teknik të trajnerit Tonda Eckert dhe gëzon një vlerësim të madh nga trajneri gjerman.
Middlesbrough veproi menjëherë duke bërë një ankesë te English Football League (EFL) në lidhje me atë që ndodhi 48 orë përpara fillimit të ndeshjes së parë gjysmëfinale që thyente rregullat e EFL sipas të cilave është e ndaluar observimi i stërvitjes së skuadrës kundërshtare. Në kërë mënyrë, EFL bëri të ditur se çështja ka kaluar në duart e një Komisionit të Pavarur Disiplinor për ta hetuar dhe në 19 maj do të zhvillohet një seancë dëgjimore dhe në pas do të merret një vendim në lidhje me këtë çështje.
Media britanike publikoi imazhin e analistit të Southampton të fshehur pas një peme me celular në dorë me Southampton që deklaroi se Salt shkoi në qendrën stërvitore të Middlesbrough, Rockliffe Park me iniciativën e tij.
Ndërkaq, sipas ‘The Telegraph’, edhe pse Southampton është kualifikuar për finalen e playoffit për ngjitjen në Premier League, Middlesbrough vijon stërvitjen e tij, ndërsa drejtuesit e klubit kanë rritur presionin mbi EFL për përjashtimin e Southamptonit dhe një eliminim i këtij të fundit mund të ndryshojë gjithçka. Në Angli theksojnë se, sanksioni më i mundshëm për Southampton është heqja e 6 pikëve për sezonin e ardhshëm, një ndëshkim që nuk e ndihmon aspak Middlesbrough
Middlesbrough nuk është lejuar të jetë në seancën dëgjimore për Southampton, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak këtij klubi që nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq. Në një komunikatë për shtyp, Middlesbrough u tregua i ashpër teksa theksonte se e vetmja përgjigje për observimin dhe regjistrimin e seancës stërvitore është ndëshkimi sportiv që ndalon Southampton të luajë finalen e playoffit të Championship të EFL.
Por duket se Middlesbrough nuk ka qenë e vetmja skuadër që është bërë objekt spiunazhi në Angli. E përditshmja ‘The Telegraph’ zbulon se Southampton ka spiunuar edhe klube të tjera të Championship. Në këtë pikë, Middlesbrough do të denoncojë skuadrën e Saint për marrje avantazhi në mënyrë të paligjshme në garën për ngjitjen në Premier League.
Top Channel
Lamine Yamal dhe “Kodi i Luksit”, kur kombinimi i një “Nomadi Urban” kushton sa një apartament