Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bayerni i Mynihut jo vetëm që e mbylli sezonin me goleadën e radhës por përmirësoi akoma më shumë rekordin e golave të shënuar në një kampionat në të 5 ligat në Evropë përsa i përket shekullit të 21 me 122 gola të shënuar.

Një shifër e çmendur kjo, sidomos po të mendosh se në Bundesligë luhen 34 ndeshje në kampionat pasi formati është me 18 skuadra, Harry Kane kontribuoi deri në fund duke shënuar një tregolësh ndaj Këlnit për të arritur në kuotën e 36 golave në 31 ndeshje të kampionatit.

Por rekordi absolut për golat e shënuar në një sezon në 5 ligat më të rëndësishme evropiane vazhdon të mbahet nga Torino i Madh që në sezonin 1947-1948 arriti të shënojë 125 gola në kampionatin italian, por me ndryshimin se ndeshjet e luajtura në total ishin 40.

Top Channel