Ylli anglez drejt Bayern-it, trajneri ngre dyshime: Ndoshta s’do të luajë më për ne
Vitet duket se nuk duan të ikin për Manuel Neuer. Portieri gjerman tashmë 40 vjeçar do të vazhdojë të jetë në fushën e lojës edhe për ca kohë me futbollistin që rinovoi kontratën me Bayernin e Mynihut duke shuar kështu zërat që prej muajsh spekulonin për një tërheqje të mundshme të tij nga futbolli i luajtur.
Bayerni i Mynihut doli me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditur zgjatjen e kontratës së Manuer Neuer deri në vitin 2027, ndërkohë që kontrata aktuale e tij i skadonte në 30 qershor të këtij viti.
Në të njëjtën kohë, klubi bavarez përfitoi nga rasti për të bërë të ditur edhe rinovimin e kontratës me portierin tjetër të skuadrës, Sven Ulreich.
Përtej faktit që ai vazhdon të jetë i lidhur me skuadrën, edhe pse komentohet se Urbig po fiton gjithnjë e më shumë protagonizëm, ai do të ketë një reduktim të ndjeshëm të pagës. Në këtë sezon Neuer ka përfituar 20 milionë euro bruto, por për sezonin 2026-27 kjo pagë do të jetë shumë më e ulët. Tani ajo që mbetet për t’u mësuar nëse Manuel Neuer do të shkojë apo jo në Botëror.
Top Channel