“Jo acid folik te gratë shtatzëna, është sintetik”, gjinekologu Balili: Gabim që u jepet ta konsumojnë

15/05/2026 13:36

Nevojë për një shtatzëni më të mirë? Shpesh mjekët këshillojnë konsumimin e acidit folik për gratë, por sipas gjinekologut Shkëlqim Balili, kjo është diçka e gabuar.

I ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” në Top Channel, gjinekologu Shkëlqim Balili u shpreh se është më mirë të përdoret Metil folat duke pranuar se edhe vetë mjekët kanë bërë gabim.

“Shkenca e re ka vërtetuar sot nga shumë shkencëtare që merren me biologjinë molekulare se acidi folik është sintetik, nuk ka qenë natyral, nuk gjendet në natyrë dhe nuk ka dhënë efekt.

Për këtë arsye është bërë gabim që është dhënë. Sot është zbuluar që duhet të përdoret Metil folat që ndodhet edhe në natyrë”, u shpreh ndër të tjera gjinekologu Shkëlqim Balili në emisionin Në Shtëpinë Tonë, duke këshilluar edhe gratë për atë çfarë duhet të kërkojnë për shtatzëninë.

Top Channel