Vitet nuk duan të ikin për Manuel Neuer; portieri legjendar rinovon me Bayernin deri në 2027
Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm përmes kampionatit.
Në Villa Park skuadra e Unai Emery që është edhe në finalen e Europa League arriti t’i imponohet skuadrës së Arne Slot duke e mundur me rezultatin 4-2.
Në pjesën e parë u pa një ndeshje e qetë mes të dy skuadrave ku momenti i vetëm që ia vlen të përmendet është pikërisht goli i shënuar nga Rogers në minutën e 42 duke i dhënë avantazhin 1-0 Aston Villas dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushimin e sfidës. Në pjesën e dytë u pa një lojë më e ndezur në minutat e para të saj me Liverpool që barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Virgil Van Dijk që shënoi me një gjuajtje me kokë, por ekuilibri në rezultat zgjati vetëm 5 minuta, pasi Aston Villa mori sërish avantazhin me ëatkins duke e çuar rezultatin në 2-1. Aston Villa pati më pas një shans shumë të mirë për të shënuar golin e tretë me Buendia, por gjuajtja e këtij të fundit u përplas në shtyllë, një gol që erdhi në minutën e 73 dhe sërish ishte ëatkins ai që shënoi duke plotësuar dygolëshin personal duke e çuar rezultatin në 3-1.
Në minutën e 86 erdhi edhe goli i 4-t i Aston Villas që shënoi me McGinn që shënoi një gol vërtet spektakolar për të çuar rezultatin 4-2. Liverpool arriti të shkurtojë diferencën në 4-2 me golin e Virgil Van Dijk i cili shkon në kuotën e 6 golave sezonalë, por vetëm kaq pasi fitorja i shkoi Aston Villas që tani do të fokusohet totalisht te finalja e Europa League me Freiburgun, ndërsa Liverpool do të duhet ende të presë për të siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.
Top Channel