Arne Slot mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2024 dhe ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Megjithatë, përflitet se drejtuesit e klubit nuk janë plotësisht të kënaqur me performancën e skuadrës gjatë këtij sezoni dhe nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë atij një rinovim të parakohshëm. Ndërkohë, vazhdojnë të qarkullojnë thashetheme se ai mund të zëvendësohet nga Xabi Alonso, i cili u shkarkua së fundmi nga stoli i Real Madridit.

Pavarësisht zërave, trajneri 47-vjeçar holandez beson se do të vazhdojë projektin e tij në “Anfield”. Ai deklaroi: “Kam të gjitha shenjat për të besuar se do të jem në stolin e Liverpoolit sezonin e ardhshëm. Kam një kontratë në fuqi dhe drejtuesit nuk më kanë dhënë asnjë sinjal të ndryshëm në lidhje me qëllimet e tyre”.

Slot bëri një punë të shkëlqyer sezonin e kaluar, duke i udhëhequr “Reds” drejt fitimit të titullit kampion në Premier League. Por këtë vit, pavarësisht transferimeve të rëndësishme, skuadra mbeti jashtë garës për titull, çka ka bërë që emri i Alonsos të lakohet gjithnjë e më shumë në ambientet e klubit. Tekniku holandez u ul në stolin e Liverpoolit në verën e vitit 2024, duke u larguar nga Feyenoordi për të trashëguar vendin e lënë vakant nga Jurgen Klopp.

Top Channel