Rossmann & Lala po vijon uljen e çmimeve drejt kategorive të tjera!

13/05/2026 16:24

Në vijim të strategjisë për ta bërë kujdesin personal dhe familjar më të përballueshëm për çdo konsumator, Rossmann & Lala po vijon edhe më tej uljen e çmimeve në kategoritë më të përdorura çdo ditë: kujdesi oral, produktet për pastrimin e shtëpisë dhe çokollatat e markave ndërkombëtare.

Ky hap vjen pas ripozicionimit të suksesshëm të çmimeve në kategoritë e kujdesit për flokët dhe trupin, duke konfirmuar një qasje të qëndrueshme dhe afatgjatë për rritjen e aksesueshmërisë.

Ndryshe nga ofertat sezonale apo promocionet e përkohshme, kjo nismë është pjesë e strategjisë së strukturuar që synon të afrojë standardin gjerman të produkteve me realitetin e buxhetit të familjeve shqiptare.

Produktet e pastrimit të shtëpisë, nga detergjentët për larjen e rrobave, produktet për larjen e dyshemeve dhe parketit, aromatizuesit e ambienteve, deri te heqësit e njollave, larësit universalë, produktet për lavastovilje, zbardhuesit dhe pastruesit e tualetit – të gjitha këto kategori, të përdorura çdo ditë në çdo familje, janë me çmime më të lira, në nivelin e tregut.

Në të njëjtën kohë, edhe kujdesi oral duke përfshirë pastat e dhëmbëve, shpëlarësit oralë, furçat dhe fillat dentare tani janë më të përballueshme, për ta bërë kujdesin e përditshëm më të lehtë për të gjithë familjen.

Një tjetër kategori e përfshirë janë edhe çokollatat, biskotat, patatinat etj. të markave ndërkombëtare.

Përmes kësaj qasjeje, Rossmann & Lala synon të krijojë një përvojë blerjeje më të plotë dhe më të balancuar, ku produktet cilësore të jenë të arritshme për të gjithë.

Kjo strategji vjen paralelisht me zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të dyqaneve në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, duke sjellë më pranë konsumatorëve produkte me standarde gjermane dhe duke rritur aksesin fizik në shërbim. Çdo hapje e re dyqani shoqërohet me të njëjtin objektiv: të lehtësojë jetën e përditshme të klientëve përmes një oferte të gjerë, cilësore dhe të përballueshme.

Në këtë kuadër, uljet e mëparshme në kategoritë e kujdesit për flokët dhe trupin shënuan fazën e parë të një transformimi më të gjerë të qasjes ndaj çmimeve. Zgjerimi aktual në kategoritë familjare konfirmon vazhdimësinë e këtij angazhimi dhe përforcon premtimin e kompanisë për të qenë gjithnjë më pranë nevojave reale të konsumatorëve.

Me këtë strategji të re, Rossmann & Lala synon të ndërtojë një marrëdhënie afatgjatë besimi me klientët, duke e bërë kujdesin personal dhe familjar më të thjeshtë, më të aksesueshëm dhe më të përballueshëm çdo ditë.

Top Channel