Perez kundër Barçës: “Po paguajnë gjytarët, Realit i janë vjedhur shtatë kampionate”
Dy javët e fundit të Premier League angleze pritet të jenë tejmase të ethshme teksa gara për titull mes Arsenalit dhe Manchester City ndizet gjithnjë e më shumë.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti të fitojë sfidën e prapambetur me Crystal Palace me rezultatin 3-0 një fitore kjo që rrit presionin mbi Arsenalin e Mikel Artetës.
Manchester City deri në minutën e 31 nuk kishte bërë asnjë gjuajtje në drejtim të portës së skuadrës londineze dhe pikërisht në atë moment arriti të zhbllokojë rezultatin me Antoine Semenyo duke marrë avantazhin 1-0, një gol që mesa duket e çliroi totalisht pasi në të 40 skuadra e Citizens dyfishoi rezultatin me golin e Omar Marmoush duke shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0 në rezultat. Në minutën e 84 erdhi edhe goditja e tretë për Crystal Palace, pasi Manchester City shënoi edhe golin e tretë me Savinhon.
Pas këtij momenti gjërat në këtë ndeshje nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me fitoren 3-0 të Manchester City që shkon në 77 pikë duke e reduktuar në 2 pikë diferencën me Arsenalin kryesues, ndërsa Crystal Palace mbetet në kuotën e 44 pikëve në vendin e 15 të klasifikimit.
Top Channel