Ndryshimet në ligjin për arsimin, pritet një tjetër reformë, ministrja Kumbaro: Ligji do të përshtatet sipas tregut të punës

13/05/2026 19:51

Projekti i mazhorancës socialiste “Shqipëria 2030” kërkon edhe rishikime në ligjin për arsimin e lartë, për të cilat tashmë ka nisur puna.

Ligji i ri që po diskutohet parashikon jo vetëm një frymë europiane të arsimit, por mbi të gjitha tregun e punës dhe uljen e institucioneve arsimore.

“Shqipëria 2030” synon edhe sjelljen e studentëve të huaj, që të studiojnë në universitetet shqiptare, gjë që është në vëmendjen e ndryshimeve ligjore.

E pranishme në konferencën “Drejt një tregu global të arsimit të lartë, ndryshimet në ligj”, të zhvilluar nga Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium”, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha se janë ngritur tre grupe pune për rishikimet në projektligjin aktual, të miratuar në vitin 2015.

 

Top Channel