Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e kafshëve që u dëmtuan nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua dëmshpërblimi mbi 53 milionë lekë. Blegtorët do të kompensohen për humbjet nga buxheti i vitit 2026 i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë.
“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e dëmshpërblimit, në masën e përgjithshme prej 53 345 500 (pesëdhjetë e tre milionë e treqind e dyzet e pesë mijë e pesëqind) lekësh, pronarëve të kafshëve që janë therur, janë eliminuar, janë shkatërruar dhe janë groposur, pasi kanë rezultuar pozitive me sëmundjen e murtajës së ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025”, shkruhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Gjatë vitit 2025, në vend u eliminuan nga autoritetet mbi 2 mijë bagëti të imëta, pasi u prekën nga sëmundja e murtajës, e cila vijon të jetë ende aktive. Aktualisht në vend janë dy vatra aktive.
Top Channel