Sulmohen verbalisht dhe fizikisht dy ushtarë gjermanë në Holandë, agresorët e maskuar brohorisnin slogane anti-NATO

12/05/2026 20:34

Dy ushtarë gjermanë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Brunssum të Holandës u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga persona të panjohur në një rrugë të qytetit holandez, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, ushtarët pësuan lëndime të lehta dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet për incidentin, ndërsa motivet e autorëve mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve të publikuara nga Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa), sulmuesit ishin të maskuar dhe brohorisnin slogane anti-NATO gjatë sulmit.

Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum është një nga qendrat kryesore operative të NATO-s dhe mbulon rajonin e Evropës Qendrore, nga Atlantiku deri në krahun lindor të aleancës.

Top Channel