Tirana bëhet qendra e dialogut ndërfetar në Europë, liderët fetarë nga 7 vende japin mesazhe të forta për paqen 24/07 15:32
Të nisur nga Qarrishta e largët e Librazhdit, së bashku me tufat e tyre, blegtorët marrin toka me qira në fshatrat bregdetarë për të kaluar dimrin.
Në Vilëbashtovë të Rrogozhinës gjen kopetë e bagëtive të cilat, pasi dimëruan, tashmë po bëhen gati të kthehen në fshatin e tyre.
Gjithnjë e më rrallë në rrugët e fshatrave të zë syri kope të mëdha bagëtish. Blegtorët e moshuar po rrallojnë tufat e tyre për shkak të vështirësive me të cilat përballen, ndërsa të rinjtë kanë ikur.
Të fundit blegtorë të mbetur janë ata të cilët e kanë të pamundur të braktisin trashëgiminë që ua lanë të parët.
Rritja e bagëtive, jep fitime të kënaqshme, por mundimet janë të mëdha.
Top Channel