Thuram mban “peng” planet e trajnerit para finales, testet e sotme do të jenë vendimtare
Një pjesë e përforcimeve për të cilat ka nevojë Juventusi për t’u kthyer te triumfet mund të vijnë nga Reali i Madridit. Në Torino kanë nisur bisedimet me Los Blancos për transferimin e disa futbollistëve që mund të lënë La Liga për të ardhur në Serie A dhe në krye të listës është Brahim Diaz.
Ish futbollisti i Milanit është i përzgjedhuri nga drejtuesit bardhezinj nëse tratativat me Bernardo Silva dështojnë. Portugezi kërkon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon plus bonuset që do ta bënte atë futbollistin më të paguar të skuadrës duke parakaluar edhe Yildiz. Zonja e Vjetër ofron një pagë fikse më të ulët me bonuse më të larta përtë barazuar kërkesen e mesfushorit të Manchester City.
Nëse nuk gjendet marrëveshia, vëmendja do të shkojë te Diaz. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, spanjolli me pasaportë marokene ka me Realin e Madridit një kontratë deri në 2027 dhe në Spanjë do të duan ta largojnë përpara skadencës së kontratës për të mos e humbur me parametra zero siç po ndodh me David Alabën që do të lërë Los Blancos si futbollist i lirë. Edhe austriaku është në shënjestrën e Juventusit, Spallettit i pëlqen lojtari dhe për këtë arsye do të flitet.
Po kështu do të diskutohet edhe për Gonzalo Garcia. Sulmuesi 22 vjeçar duhet ende të shfaqë potencialin real të tij dhe te Juventusi janë gati t’i japin një shans kjo edhe për faktin se Zonja e Vjetër duhet të riformatojë repartin e sulmit. Në rastin e Gonzalo Garcia, formula mund të jetë e njëjtë si ajo me Moratën vite më parë me Realin e Madridit që do të kishte të drejtën e riblerjes së futbollistit në rast të ‘shpërthimit të tij’. Por jo vetëm kaq, te Reali i Madridit pëlqehet shumë Kenan Yildiz, me klubin merenges që dëshiron të përfshijë në tratativa një lloj të drejte për blerjen e futbollistit në rast se Juventus vendos që ta shesë një ditë talentin turk.
Ndërkaq Juventus nuk ka zgjidhur ende çështjen Dusan Vlahovic dhe e ardhmja e sulmuesit serb është ende për t’u shkruar. Në pritje për të gjetur një marrëveshje, përfaqësuesit e Vlahovic po hedhin sytë rreth e rrotull. Në mënyrë të veçantë babai i futbollisti ka pasur një kontakt të parë me Bayernin e Mynihut, me klubin gjerman që nuk është i sigurt për të ardhmen e Harry Kane dhe tani ka shfaqur interesin për Vlahovic. Për momentin bëhet fjalë për thjesht marrje informacionesh, por shumë shpejt mund të nisin tratativat e vërteta.
Top Channel