Vrasja e pronarit të karburantit në Sarandë, Gjykata jep masat për dy të akuzuarit Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Hantavirus. Në një deklaratë zyrtare për mediat, Instituti i Shëndetit Publik sqaron se nuk ka vend për panik dhe se risku për përhapjen e këtij virusi në vendin tonë është i ulët.
“Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët”, tha epidemiologu Artan Simaku.
Zyrtari i ISHP thekson se brejtësi që e strehon llojin e Hantavirusit që ka shpërthyer në anijen turistike, nuk gjendet në vendin tonë e as në Europë.
“Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar per virusin Andes nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri.
Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve”, shtoi Simaku.
Pavarësisht riskut të ulët, sistemi ynë shëndetësor është I përgatitur dhe janë marrë masa për zbulimin në kohë të çdo rasti të dyshuar, si dhe për izolimin dhe monitorimin e kontakteve.
Top Channel