Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore
Gjirokastra është ndoshta i vetmi qytet ku fëmijët nuk kanë një kënd të sigurt për të luajtur brenda qytetit. Çdo ditë ata luajnë mes pallateve, në rrugë ku kalojnë makina dhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën për shkak të mungesës së hapësirave të dedikuara.
Ngjarja tragjike në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti me makinë, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te mungesa e sigurisë për fëmijët në zonat urbane.
Në “18 Shtatori”, para disa vitesh u bë një investim me disa lodra për fëmijë, por sot pothuajse të gjitha janë jashtë funksionit dhe të dëmtuara. Ndërkohë, në gjithë këto vite, Bashkia e Gjirokastrës nuk ka realizuar asnjë investim tjetër për ndërtimin e këndeve të lojërave apo hapësirave argëtuese për fëmijët brenda qytetit.
“Jam nga Danimarka, kemi 2 dite në Gjirokastër. Në fakt dolëm për të luajtur pak fëmijët, por fatkeqësisht u kthyem pas, sepse lodrat ishin te shkatërruara, të rrezikshme për të luajtur fëmijët. Na vjen keq, gjithë ky qytet kaq i bukur s’ka një kënd lodrash. Në Danimarkë çdo bllok pallatesh ka një kënd për fëmijët”, tha një turist.
Në shumë lagje të qytetit mungojnë totalisht hapësirat publike ku fëmijët të kalojnë kohën e lirë, duke bërë që trotuaret, rrugicat dhe ambientet mes pallateve të kthehen në të vetmet vende ku ata luajnë çdo ditë.
Top Channel