Aston Villa humbi shansin për t’i rrëmbyer vendin e katërt të klasifikimit skuadrës Liverpoolit. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Burnley duke marrë vetëm 1 pikë që e lë atë në vendin e pestë të klasifimit që është gjithsesi në zonën Champions.

Ishte Burnley ai që mori avantazhin në këtë përballje me golin e Jaidon Anthony në minutën e 8. Aston Villa u kundërpërgjigj me Ollie Watkings në minutën e 40, por goli i këtij të fundit u anulua.

Gjithsesi 2 minutë ma vonë Aston Villa arriti të barazojë shifrat në 1-1 me Ross Barkley dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Ollie Watkins shënoi gol të rregullt duke i dhënë avantazhin Aston Villës, avantazh që zgjati vetëm 3 minuta pasi Burnley barazoi me Flemming duke e çuar rezultatin në 2-2 që mbeti i tillë deri në fund të 90 minutëshit.

Kështu pas këtij rezultati, Aston Villa shkon në 59 pikë, ndërsa Burnley shkon në 21 pikë pas 36 ndeshjeve të Premier League.

Top Channel