Dramë në playout-in e Kategorisë së Parë, ngjiten Bylis B dhe Sopoti, bien Kukësi dhe Luftëtari
Nuk pati fitues në ndeshjen e javës së 36 të Premier mes Sunderlandit dhe Manchester United. Në ‘Stadium of Light’ kjo ndeshje u mbyll me barazimin 0-0 me të dyja skuadrat që morën nga 1 pikë secila. Ishte një ndeshje ku Sunderlandi meritonte diçka më shumë duke parë mundësitë e krijuara në fushën e lojës teksa shtylla dhe portieri Lammens u bënë pengesa e kësaj skuadre për të gjetur rrugën e rrjetës.
Manchester United që kishte zbritur në fushën e lojës me 5 ndryshime në formacion dhe pa Casemiron, u duk se do të mbyllte këtë ndeshje pa asnjë gjuajtje në portë, gjë që do t’i ndodhte për herë të parë që nga 2015 por në minutat shtesë, Matheus Cunha ishte shumë pranë shënimit të golit me brazilianin që u ndal nga Robin Roefs.
Gjatë kësaj ndeshjeje, Sunderland pretendoi edhe për një 11 metërsh për shkak të prekjes së topit me dorë të Diallo, por si arbitri kryesor ashtu edhe ata në sallën VAR lejuan vazhdimin e lojës. Ndeshja y mbyll me rezultatin 0-0 me Manchester United që mbetet në vendin e tretë me 65 pikë, ndërsa Sunderland shkon në 48 pikë dhe është në vendin e 12.
Në ndeshjet e tjera të Premier League, Brighton mundi Wolverhampton me rezultatin 3-0 dhe është totalisht në lojë për kualifikimin në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm, ndërsa Fulham humbi ndaj Bournemouth në shtëpi 0-1.
Top Channel