Franca, tani vjen konfirmimi, Zidane: Kylian Mbappe nuk do të luajë ndaj Italisë, shpresojmë te jetë ndaj Turqisë
Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin kampion të Premier League me Arsenalin.
Skuadra e Pep Guardiolës arriti të fitojë ndaj Brentford në Etihad me rezultatin e pastër 3-0 duke e çuar për momentin në 2 pikë diferencën me Topçinjtë kryesues, ndërkohë që kujtojmë se Citizens kanë edhe ndeshjen me Crystal Palace për të luajtur.
Ishte një sfidë që u vendos në pjesën e dytë, pasi 45 minutat e para rezultati i saj ishte 0-0. Në minutën e 60 skuadra e Pep Guardiolës arriti të zhbllokojë rezultatin pikërisht me Jeremy Doku, njeriun që e shpëtoi nga humbja në transfertën me Everton. Ndërsa në minutën e 75 i erdhi radha Erling Haaland të hedhë firmën në këtë sfidë duke shënuar golin e dytë për Manchester City. Në minutat shtesë të besuarit e Guardiolës shënuan sërish tani me Marmoush duke vulosur kështu fitoren 3-0 të sfidës.
Pas këtij suksesi, Manchester City shkon në 74 pikë, 2 më pak se Arsenali, ndërsa Brentford që kërkon zonën evropiane mbetet me 51 pikë në vendin e tetë.
Top Channel