PSG, Luis Enrique fton skuadrën për darkë për ditëlindjen, por ai vetë nuk paraqitet..
Alex Jimenez është në telashe të mëdha në Angli. Mbrojtësi i krahut që Bournemouth e mori në muajin shkurt nga Milani është përfshirë në vorbullën e polemikave të forta për shkak të disa mesazheve të papërshtatshme që u bënë virale në rrjetet sociale që 21 vjeçari ka shkëmbyer me një vajzë 15 vjeçare.
‘Më pëlqejnë vajzat më të reja’-lexohet në një nga këto biseda. Bisedat që u bënë publike dhe që kanë shkaktuar një valë të madhe indinjate online dhe kërkesë për një hetim urgjent, një kërkesë që Bournemouth e pranoi menjëherë duke e njoftuar nisjen e procedimit përmes një komunikate për shyp, ndërkohë që nxori edhe futbollistin nga skuadra.
Jimenez u vu nën hetim për shkak te mesazheve me një 15 vjeçare. Në bisedë duket qartë sesi vajza i thotë menjëherë se nuk është maxhorene, por Jimenez i thotë se intereson mosha, por i pëlqejnë vajzat më të reja e për më tepër se nuk kishte qenë kurrë me një 15 vjeçare. Mesazhe të rënda që detyruan klubin të marrë vendimin për të pezulluar futbollistin dhe të nisë hetimet e brendshme, por situata po monitorohet edhe nga autoritetet angleze.
‘Bournemouth është në dijeni të postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale që kanë të bëjnë me mbrojtësin e djathtë Alex Jimenez. Klubi e kupton sa e rëndë është kjo çështje dhe aktualisht po kryhen hetime. Si pasojë Alex nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen ndaj Fulham dhe klubi nuk do të bëjë komente të tjera për momentin’-lexohet në komunikatën e Bournemouth.

Top Channel