UET hap programin e aviacionit/ Licencë europiane për teknikët e avionëve, kërkesa globale do të rritet edhe më shumë

07/05/2026 15:41

Universiteti Europian i Tiranës ka prezantuar zyrtarisht programin Aircraft Maintenance Technician (AMT), një nga kualifikimet më të kërkuara dhe më të mirëpaguara në industrinë globale të aviacionit.

Ky program do ti jap mundësinë studentëve shqiptarë të trajnohen sipas standardeve të “EASA” Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit  duke përfituar një certifikim me vlerë ndërkombëtare.

Sipas administratorit të universitetit Tildi Çadri, ky bashkëpunim sjell një mundësi konkrete për studentët që të pajisen me kualifikime të njohura ndërkombëtarisht.

Në këtë përvjetor të njëzetë të themelimit të universitetit tonë, dhe një bashkëpunim shumë prestigjioz që universiteti juaj me Aviatek ofron programe të tilla studimi, në thelb kurs teknik, të njohura nga EASA, që është Agjencia Evropiane e Aviacionit dhe Sigurisë. Falë këtij lloj bashkëpunimi që kemi bërë, mund ta bëjmë të mundur që,  pas dy vitesh shkollë teorike, studentët mund të marrin licencën, e cila ia vlen të njihet. Dhe është një mundësi e madhe për ne, për vetë universitetin”, tha Tildi Çadri.

Për përfaqësuesit e industrisë ky profesion është ndër më të kërkuarit në tregun global.

Puna, profesioni, puna e inxhinierit të avionëve, do të jetë shumë e kërkuar në vitet e ardhshme. Mijëra,  inxhinierë avionësh nevojiten edhe tani, edhe sot. Në të ardhmen kërkesa do të jetë edhe më e lartë. Së pari, është një punë e paguar mirë”, deklaroi Ioannis Deligiannis.

Ndërkohë ekspertë të fushës e shohin këtë program si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e tregut të aviacionit në rajon.

Të gjithë këta njerëz, studentët e rinj, kandidatët e rinj që do t’i bashkohen kurseve në Universitetin Europian te Tiranes do të jetë grupi i parë drejtues, udhëheqës që do të vazhdojë të depërtojë në tregun e aviacionit në Shqipëri, në Evropë dhe në mbarë botën”, tha Miltiadis Kotzageridi.

Me standarde europiane dhe fokus praktik, programi synon të krijojë një brez të ri profesionistësh, duke i dhënë të rinjve shqiptarë një avantazh të fortë në një industri globale në rritje.

Top Channel