Në ditët e kaluara drejtuesit e Juventusit zhvilluan një takim me Pini Zahavin, agjentin e Robert Lewandowskit që pëlqehet si nga bardhezinjtë ashtu edhe nga Milani. Por gjatë bisedimeve për polakun u përmend në mënyrë surprizë edhe një emër, edhe ky një klient i agjentit izraelit; klubit torinez iu ofrua David Alaba.

Profili i futbollistit ngjalli interes te drejtuesit e Zonjës së Vjetër që në merkaton e ardhshme, me kërkesë edhe të Spallettit do të kërkojë futbollistë me eksperiencë. Austriaku thuajse 34 vjeçar, pas 12 vitesh te Bayerni i Mynihut në 2021 u transferua te Reali i Madridit, ku pas dy sezoneve të para nuk ka pasur më fat kryesisht për shkak të problemebve fizike, ndërkohë që në qershor i skadon kontrata me Los Blancos

Juve-Alaba, cilat janë dyshimet? Janë pikërisht të panjohurat në lidhje me gjendjen e tij që frenojnë kryesisht Comollin dhe Ottolinin, më pas është edhe çështja e pagës, që gjithsesi duket një pengesë e kalueshme. Aktualisht Alaba përfiton  10 milionë euro neto në vit, por edhe për shkak të moshës dhe sezoneve të fundit jo shumë të mira, do të duhet të pranojë një reduktim drastik të saj.

Alaba, jo vetëm Juventus. Pistë që duhet ndjekur është edhe Manchester United që pëlqehet nga Alaba me futbollistin që u ofrua edhe në Major League dhe Saudi Pro League

Top Channel